Partitë shqiptare në Maqedoni dhe agjenturat

Një subjekt shqiptar në Maqedoni mund të jetë i suksesshëm nëse nuk financohet nga agjenturat
Abdulla Mehmeti
(Një subjekt i këtillë mund të ketë pak anëtarë dhe mbështetës, shumë kundërshtarë dhe armiq, por do të jetë zëri i fuqishëm për realizimin e të drejtave të popullit shqiptar në Maqedoni. Subjektet politike të derisotme të shqiptarëve në Maqedoni nuk i kanë zbatuar asnjërin nga këto parime.)
PARIMET THEMELORE
Gjithëpërfshirja
Në organet drejtuese të përfshihen në mënyrë të barabartë përfaqësues nga të gjitha qytetet dhe komunat me shumicë shqiptare, sipas numrit të banorëve të tyre.
Të përfshihen të gjitha gjeneratat në mënyrë proporcionale, pa dallime gjinore, me përparësi të brezi të ri, i cili do të jetë bartës i proceseve në të ardhmen.
Pastërtia e figurave
Anëtarë të organeve drejtese dhe bartës të funksioneve të mundshme në pushtet, të mos përfshihen kandidatë të cilët kanë marrë pjesë aktive në organet e pushtetit të derisotëm në cilindo nivel, në organet drejtuese të partive të tjera, si dhe në organizatat ilegale (pa dëshmi nga dosjet sekrete për pastërtinë e figurës së tyre).
Të mos kenë qenë anëtarë dhe funksionarë të ndonjë partie ose organizate komuniste dhe pasues të kësaj ideologjie*, pjesëtarë të shërbimeve sekrete, si dhe pjasëtarë dhe mbështetës të rrjeteve që predikojnë e përhapin ideologji të huaja fetare.
Mënyra e rganizimit dhe udhëheqjes
Subjekti duhet të udhëhiqet nga një organ drejtues qendror, kryesi kolektive, sipas parimit të rrotacionit, jo nga një lider i vetëm.
Secilit anëtar të kryesisë i garantohet e drejta e vetos për çështje të rëndësishme me interes të përgjithshëm, ndërsa vendimet për çështje të brendshme, programore dhe organizative, të merren me votim të hapur dhe shumicë të kualifikuar.
Financimi
Veprimtaria e subjektit të financohet kryesisht nga anëtarët e saj dhe bizneset private të tyre.
Të ndalohet me akte të veçanta, financimi nga pushteti, agjenturat e huaja dhe fondacionet e jashtme me kapital nga burime të dyshimta.
Ndalesat
Me akt të veçantë të ndalohet zgjedhja në organet drejtuese të subjektit, jo edhe në organet e pushtetit ku ka nevojë për profesionalizmin e tyre: klerit fetar (hoxhallarëve, priftërinjve, dervishëve dhe të tjerë), mjekëve në detyrë (sidomos specialistëve), punonjësve të arsimit në detyrë dhe pjesëtarëve të sigurimit të shtetit, ushtarakë dhe policë në detyrë.
Për çështje të tjera të vendosin organet drejtuese të subjektit, me votim të hapur dhe shumicë të kualifikuar.
* Mes tjerash, këtë e rekomandojnë edhe dy Rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, nr. 1096 (27 qershor 1996), për ,,Masat e shpërbërjen e trashëgimisë së ish-sistemeve totalitare komuniste” dhe Rezoluta nr. 1481 (25 janar 2006) mbi ,,Nevojën për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare dhe komuniste”.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...