Pas aksidentit në rrugën Strugë-Ohër rrihen shoferët

Dje më datë 19.07.2022 në SPB Ohër është raportuar se më datë 18.07.2022 rreth orës 20:30 është cenuar rendi dhe qetësia publike si pasojë e një aksidenti trafiku në afërsi Autokampit në rrugën rajonale Ohër-Strugë.

U raportua për një sulm fizik nga 34-vjeçari E.M. dhe 51-vjeçari Z.M. nga Kërçova mbi 43-vjeçarin A.S. nga Ohri. Ndaj sulmuesve do të bëhet kallëzim përkatës, njofton SPB Ohër.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...