Pas fundjavës, largohen “turistët” nga Ohri, nis dezinfektimi i tërësishëm

Nga Ohri u larguan sot shumica e turistëve të fundjavës, që shkuan atje të enjten e kaluar para fillimit të karantinës 80 orëshe në qytetet me numrin më të madh të të infektuarve. Me largimin e tyre, Shtabi I krizës urdhëroi dezinfektim të tërësishëm jo vetëm të rrugëve e lokaleve por edhe në banesat që pritën vizitorët. Banorët e Ohrit thonë se përvec dezinfektiit, duhet të respektohen edhe masat e tjera.

“Gjithcka është në rregull mir është të dezinfektohet por duhet kujdesemi, gjithsesi duhet respektuar masat”…StrugaLajm

“Siç ka filluar me numer te larte të të infektuarve mendoj që duhet dezinfektuar dhe më shpesh.”- thanë qytetarët.

Ardhja e një numri të madh të vizitorëve fundjavën që lamë pas, u pa me shqetësim nga banorët vendas që u ankuan se shumë prej turistëve nuk po respektojnë masat. Tani ata janë më të qetë. Në qytet kanë mbetur fare poak turistë kryesisht ata që kanë banesa të tyre në këtë qytet buzë liqenit.

In : Aktuale

Loading...
loading...