Pas tërmetit, në Shqipëri ndryshon dhe mënyra sesi shiten banesat

Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi qindra banesa dhe la të vdekur 51 persona, por përtej tragjedisë duket se ka ndryshuar dhe mënyrat e ‘marketimit’ të shtëpive që nxirren në shitje.

Njëra syresh është kjo foto e shkrepur ku një qytetar kërkon të shesë banesën e tij 3+1, duke e vënë theksin tek fakti se shtëpia është e padëmtuar nga tërmeti.StrugaLajm

Kujtojmë se përtej traumës psikike që ka shkaktuar tërmeti, edhe tregu imobiliar ka pësuar ‘lëvizje’ të dukshme, posaçërisht në Tiranë ku për shembull çmimi i banesave me qira ka njohur rritje për shkak të kërkesës së shtuar të qytetarëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...