Patriotizmi dhe Shovinizmi vetem nje ,,Izem” kane te perbashket!

Lebit Murtishi

Patriotizmi eshte dashuria me e flakte ndaj Atdheut, e shprehur permes angazhimit të teresishem ne proceset e ndertimit dhe te zhvillimit te tij…Patriotizmi eshte pune e pareshtur, pa kompensim, ne intres te Atdheut dhe te popullit; eshte gjak ne kohe lufte dhe eshte djerse ne kohe paqe. Patriotizmi eshte kurora me e bukur e jetes se nje njeriu…Kjo fare e shendetshme, kaq hyjnore, as mbillet e as rritet neper djerrina e ne ferrishta, ku kultivohet me shume sukses vetem syndromi i shovinizmit…Patriotizmi dhe shovinizmi vetem nje ,,izem” kane te perbashket. Shovinizmi, si antipod i patriotizmit, eshte derivat i joveprimit, i dembelizmit, i fjaleve te medha te mbushura me helm vrases dhe vetevrases !..Shovinizmi eshte maska me e tejdukshme, qe meton kot te mbuloje fytyren e zeze te nje psikopacienti, qe per interes te agallekut personal, mbjell ku mundet e si mundet, faren e urrejtjeve dhe te konflikteve, sa mes popujve te ndryshem, aq edhe brenda llojit te vet…Kujdes nga ekzemparet e mbetur te kesaj ideologjie mikse ,,fashistoanadollake”, qe per fat te mire s’eshte veshtire te identifikohen…StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...