Pavlevski: Unë e kam shpëtuar Ziadin Selën

Personi i cili shihet në kamera duke e tërhequr zvarrë liderin e LR PDSH-së, Ziadin Sela, Stole Pavlevski në një intervistë për RTV 21, thotë se e ka ndihmuar atë që të mos e rrahin protestuesit.

Ai pohon se e kanë vendosur në një vend të Parlamentit ku nuk do ta gjenin protestuesit për ta rrahur.“Dyert e Kuvendit u hapen nga deputetët dhe se u kanë treguar edhe sallën e konferencave ku janë deputetët”, thotë ai.StrugaLajm

Pavlevski theksoi se pendohet që ka hyrë në Parlament, por nuk pendohet që e ka ndihmuar kryetarin e LR PDSH-së, Ziadin Sela. Të njëjtat deklarata kanë dhënë edhe të dyshuarit tjerë, të cilët kanë pohuar se e kanë ndihmuar Selën që të mos pësojë nga protestuesit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...