PDSH me mbështetje për Pendarovskin


Partia Demokratike Shqiptare nuk do ta tërheqë mbështetjen e saj për kandidatin presidencial, Stevo Pendarovski në zgjedhjet e ardhshme edhe krahas ak.tgjykimit që për mua është padrejtësi dhe nuk ka kurrfarë lidhje me drejtësinë.

Këtë e deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi para fillimit të seancës së sotme të Kryesisë Qendrore që në përbërje të zgjeruar me praninë e kryetarëve të degëve të kësaj partie u mbajt në selinë e partisë së tyre në Tetovë.

“Ne nuk guxojmë ta tërheqim fjalën e dhënë pasi tashmë kemi vendosur ta mbështesim kandidatin Pendarovski. Ajo që ndodhi me dë.nimin është padrejtësi dhe nuk ka lidhje me drejtësinë. Ekzistojnë shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm që janë shumë të interesuar të vendosin g.urë në binarë ku lëvizë lokomotiva e PDSH-së, por ata nuk do t’ia dalin të na nxjerrin nga binarët.

Ne do ta vazhdojmë rrugën e integrimit në BE dhe në NATO dhe jemi të bindur se Maqedonia mirë dhe me seriozitet po lëvizë nëpër këtë rrugë”, deklaroi Thaçi.

Thaçi në fillim të muajit mori dë.nim jo të plotfuqishëm nga Gjykata në kohëzgjatje prej tre viteve e dy muaj bu.rgim derisa propozimi i atëhershëm i PDSH-së në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Bedredin Ibraimi katër vjet e gjashtë muaj si fajtorë për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013.

Në seancën e sotme të kryesisë qendrore, sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Imer Aliu është zgjedhur kryetar i shtabit qendror për zgjedhjet presidenciale, si edhe shtabeve përkatëse nëpër degët në vend, informoi zëdhënësi Bekim Fazliu.

Theksoi se Aliu do të jetë edhe anëtar i tyre në shtabin zgjedhor të përbashkët të të gjitha partive të koalicionit qeveritar që u ndalën pas kandidaturës presidenciale të Stevo Pendarovskit.

In : Aktuale

Loading...
loading...