Për bastoren e paligjshme në Llabunisht paditet 45 vjeçari nga Podgorca

Për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për veprën penale “organizim të lojërave të fatit pa licencë nga organi përkatës”, Stacioni policor i Strugës ka ngritur padi penale kundër një 45 vjeçari nga fshati Podgorc Strugë.

Personi i njejtë, pa licencë dhe në kundërshtim me Ligjin për lojëra të fatit, në një objekt në Llabunishtë të Strugës në mënyrë joligjore ka organizuar lojëra të fatit. Më 26.12.2017 pas planit të përgatitur nga ana e policisë kriminalistike dhe inspektorëve të DAP, janë kryer kontrolle në objekte në të cilat organizohen lojëra të fatit .(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...