Për diplomën si letër tualeti

Shkruan: Egzon Kryeziu

At’ mëngjes vesha sakon e vetme që pata, mandej hodha pak parfum mbi këmishë. Kemishes i’a hekurosa vetëm jakat. Pantollonat i kisha bâ gati nji javë më herët, edhe këpucët i lustrova mirë. N’xhepin e majtë t’sakos vnova nji trëndafil ngjyrë blu.

Ishte dita jem, po diplomoja!

Tek ndreçnja mustaçet, n’pasqyrë i’a ngula thellë sytë vetes. N’ballë kisha tri rrudha, sytë e groposun, mollëzat e daluna, dhe tek po kthenja flokët kah ana e djathtë vërejta ca fije t’thinjura, por i injorova.

-Shtatë nga tetë njerëzit që i pata ftue n’ceromoni, e anuluan ardhjen po at’mëngjes. T’tetit i thashë t’mos vinte. Ç’ransi kish ardhja e tyne, t’gjithë ishin idot n`llojit t`vet.

-Dola veç vet nëpër shkallët e fakultetit,askush s’më duartrokiti, s’bâna as edhe nji fotografi për me e rujtë n’memoare, pos tri duarshtërngimeve s’pata ndjesi tjetër dashamirëse at mesditë.

Veç këmbanat e Katedralës së naltmadhnueme u munduen me i dhân jehonê gradimit t’em. Ashtu i hutuem, i gëzuem deri n’ekstazë, çova kryet nalt për me e falendrue pos Zotin edhe filozofët që m’formuen si insan me menje t’kthjellun. E di, qe halucilacion por ama ata m’uruan e m’duartrokitën, prap e di që âsht çmenduni, por çmendunin e kam vulosun n’muhabetin e parë me Frojdin.StrugaLajm

Edhe un jam Idiot n’llojin t’em.

-Shkova n’Tartine-nji vend n’qoshe, poshtë radio-stacionit që shërben raki t’lirë, donja me u dehë. Ashtu edhe ngjau, n’fakt mbas asaj dite ngjan që dehem tepër shpesh.

Aty kam mundësi me hy n’borxh, me pi cigare pa firmë,me u çmendë, me u dehë, me ça’ pa arsye, me qeshë pa shkas, me i ulë nëpër stole miqtë e mi imagjinar. Aty âsht “Black Hole” (vrima e zezë) ku un’ humbë konceptin kohë-hapsinë, e e mbytë kohën si filozof i diplomuem e i pa punë.StrugaLajm

N’këto ditë aplikova me punue si: pastrues, maragnoz, enë-larës, mekanik, suvatues, puntorë-krahu, puntorë-seksi, libra-shitës, kamarier, hajn, shitës droge, por qe e kotë. Për asnjanën prej tyne nuk isha i denjë n’sytë e shefave.

Kam konkurue… Kam konkurue si mësues në nji shkollë, ani pse n’vendin t’em u punsue nji tjetër që kish përfundue për kimi, un’ s’bana zâ, heshta. Kam konkurue edhe n’njânën prej ministrive si staf ndihmës, aty u refuzova vec pse kisha Konkurue.

Sakon e vjetrueme-ngjyrë gri e vishnja sa here thirresha nëpër intervista. Mbasi refuzohesha, shkonja prapë me u dehë. E harronja gjithnjë n’Tartine, mandej e merrnja përhere kur kisha intervistën tjetër… dhe n’mbramje prap e harronja.

-Ândrrat e mia dikur, t’ndërtume me delikatese, at’her kur menonja me e martue at’ çikën qe e pata njohun prej gjimnazi, me e gjetun nji’ punë qê me bâ jetë modeste, me shkue t’dielave n’Rogovë, tani veçse jan shue, për t’mos thân që jam shue edhe un si Insan.

-N’Tartine, sot nisa punën si kamarier me gjysmë orari për tu kompensue me borxhin që i’u kam. Këtu n’kafene vijnë njerëz me kollare, t’veshun si Parisien, me ora t’shtrejta. Shumicën i njof, janë pikërisht ata që i takonja n’koridoret e vend-konkurseve,ata që shëtinin pa emocion e pa ethe, sepse nuk konkuronin fare por ama e dinin që vendi i punës âsht i tyne.

Un’ mbase bâj jetë bohemi, shpesh-herë i mbetun pa para për shujtën tjetër dhe hiç pa pendesë nisë me e sha’ ditën kur vesha Sakon e vjetrume, këmishën e bardhë e trëndafilin blu. Nisë me i sha’ ata që m’shpallën t’Diplomuem e m’hapën rrugën për me u kan i pa punë, i pa denjë, i pashpresë…

Sonte nuk u deha, me gjasmë nuk do pi mâ.

Nesër kam me veshë prap sakon e vjetrueme, kam me kerkue me çdo kusht vendin t’em n’shoqni. Mbase kam me konkurue prapë, s’kam me heshtun kur dikush zë vendin t’em ose tândin, kam me lypë me i’u çelë sytë atyne që lypin njerëz servil mbas vete, dhe po ma mbajti n’sy kam me i’u thân se: kollaren tuej kur e shtërngoni çdo mëngjes, dijeni që nuk po e shtërngoni grykën tuej por shpresën e mijra njerezve si un’./Revista Barazia


Loading...
loading...