Për leckat

Anita Latifi

Gjithmonë më ka penguar kur është komentuar ndonjë leckë e shtrenjtë e figurave politike. Në përditshmërinë tonë takojmë njerëz që nuk janë pjesë e sferës publike e që kanë të hyra të rregullta sa gjysma e vlerës së t-shirtit që mbajnë apo syzave që kanë vënë në kokë.

Këta o kanë heq dorë nga shumëçka për atë leckë e syza o ua ka bërë dikush dhuratë, gjithsesi atyre u është plotësuar dëshira për të pas një Dior, Armani a Lagerfeld. Firmatot janë bërë aq të pranishme sa edhe Donati jonë ka në dollapin e tij disa dhurata të tilla.

E çka kanë më pak figurat politike nga këta qytetarë?! Pse ata duhet të jenë imun ndaj dëshirës për të pas një leckë që dallohet lehtë?! Sepse paguhen me paratë e qytetarëve?! Argument i pamjaftueshëm – por që gjithmonë është përdorur (dhe përdoret) nga oponentët.StrugaLajm

Dhe poashtu gjithmonë kur është rrokullisur rrota e pushtetit ata që deri dje shanin politikanët e firmatosur viheshin (dhe vihen) në mbrojtje të politikanëve të vet. Ashtu ndodhi në Maqedoni, ashtu po ndodh tani në Kosovë.

Ne mund të postojmë tërë ditën për modestinë në dukje të Angela Merkel, por të gjitha do donim të vishemi si Melani Trump apo ashtu burrat do të deshin t’i shofim të veshura gratë e tyre.

Andaj, lerjani debatin mbi leckat e aksesoarët emisioneve e revistave të modës. Politikanëve vlerësojani veprimin.

In : Aktuale

Loading...
loading...