U mbyt në liqen, para se të hynte në ujë 45-vjeçari i dërgoi mesazh familjarëve

Ende nuk ka një rezultat në lidhje me kërkimet për trupin e pajetë të 45-vjeçarit që u mbyt dje në Liqenin e Farkës në Tiranë.

Për momentin polumbarët kanë ulur ritmet e kërkimeve për shkak edhe të kushteve të motit.

Ndërkohë detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen. Burime për mediat bëjnë me dije se 45-vjeçari para se të hynte në ujë i ka dërguar një mesazh familjarëve dhe në atë moment ka qenë i vetëm.StrugaLajm

Nisur nga kjo dinamikë, policia dyshon se ai mund edhe të jetë vetëvrarë. Megjithatë kjo është ende e pakonfirmuar zyrtarisht.

In : Aktuale

Loading...
loading...