PËR NJË FYERJE DHE SHARJE NDAJ SHQIPTARËVE

Një reagim i vonuar

PËR NJË FYERJE DHE SHARJE NDAJ SHQIPTARËVE

Shpend VINCA

Rëndom, në data të shënuara festash, udhëheqësit shtetërorë, partiakë, ashtu si edhe partitë politike apo udhëheqës institucionesh, urojnë qytetarët për festën. Kështu ndodhi edhe për 13 Nëntorin e vitit 2022. Uruan thuaja të gjithë. Urimet thuaja se janë klishe dhe të rëndomta.

Përjashtim ishte urimi i VMRO-Partisë Popullore, e cila udhëhiqet nga Lupço Georgievski, themelues i VMRO-DPMNE-së, ish kryeministër, tani udhëheq me VMRO-Partinë Popullore, parti e cila është në koalicionin qeveritar bashkë me LSDM-në, BDI-në, Alternativën…

…“VMRO-Partia Popullore” iu bashkangjitet urimeve me rastin e 13 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Shkupit. Në këtë ditë partizanët maqedonas me ndihmën e Armatës së Parë Bullgare në betejë të rëndë i shpartalluan fashistët gjermanë dhe shqiptarë, të cilët në atë moment e mbanin qytetin nën kontroll”….

(Teksti mund të shihet në www.plusinfo.mk, 14.11.2022), me titull “Asnjë ditë pa skandal Partneri i koalicionit Lupço i shpalli bullgarët çlirimtarë të Shkupit, LSDM hesht”).

 Këtë “URIM” të publikuar, në gjuhën maqedonase e kam parë e lexuar më 14 nëntor. StrugaLajm

VMRO – Partia Popullore e ish kryeministrit Lupço Georgievski, pjesë e pushtetit ekzekutiv, shqiptarët i quan fashistë dhe i barazon me fashistët gjermanë. 

Shqiptarët në institucione dhe jashtë institucioneve heshtin. 

Duket se kështu kemi heshtur edhe më parë dhe na ka ndodhur Enciklopedia, Tekstet shkollore…

Pasi të kenë ndodhur skandalet ne zgjohemi dhe reagimin e bëjmë si në këngët me iso.  StrugaLajm

Më duket se pritet të reagojë politika e para. E, politikës shqiptare si duket i ka ”shpëtuar” dhe  mbase edhe nuk ka arritur ta shohë një fyerje të tillë, por ky nuk mund të jetë arsyetimi. 

Për një gjë jam i sigurt:

Po të kishin reaguar partitë politike në pushtet apo opozitë apo eksponentët e tyre reagimet do tl ishin të panumërta me argumente të bollshme dhe me akuza ndaj subjektit që ka dërguar “urimin”. 

Po ku janë institucionet shkencore, Universitetet me katedra të historisë, Agjenci e Inspektorate të cilat dorën në zemër i kemi jo të pakta. Po ku mbeten analistët e shumtë politikë e profesionistë të fushave të ndryshme të cilëve duket se u ka “shpëtuar” ky rast se ndryshe do të kishin bërë “kijametin” .

Të mençurit mësojnë nga gabimet e të tjerëve. Ne, duket se vështirë mësojmë edhe nga gabimet tona. Nuk mësuam nga Enciklopedia dhe librat shkollorë, ku nga historianët maqedonas me bashkëautorë shqiptarë jemi poshtëruar shumë herë, por ja tani edhe një poshtërim nga një subjekt politik, i cili shkon një hap më tej, na quan fashistë!

Pse reagimi është me vonesë?

Prita mos reagojnë institucionet shtetërore, por reagimi mungoi. 

Prita mos reagojnë institucionet shkencore, kulturore dhe arsimore shqiptare, por kot. Reagimi mungoi.

Prita mos reagojnë partitë politike shqiptare, por përsëri reagimi mungoi.

Prita mos reagojnë analistët dhe opinionistët. Kot prita.

Dhe, mbi të gjitha, prita të kalojnë edhe festat e shenjta për shqiptarët, Ditët e Alfabetit  dhe Shpallja e Pavarësisë. Nuk desha të bëhem shkaktar për prishjen e atmosferës festive.

In : Aktuale

Loading...
loading...