Për pallatin e biznismenit nga Struga do gjykohet Nikolla Gruevski

Në Gjykatën Penale sot fillon gjykimi për prishjen e kompleksit rezidencial “Kosmos”. Në këtë rast i akuzuari i parë është ish-kryeministri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ndërsa akuzohen edhe 6 persona të tjerë: ish-ministri Mile Janakieski, ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, inspektori ndërtimor në Gazi Babë dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime, përcjell Fakte.

Hetimi për këtë rast me emrin TNT u hap në prill të vitit 2016, ndërsa në vitin 2017 PSP-së ngriti padi.StrugaLajm

Prokuroria Speciale Publike kërkoi arrestimin e Trajkovskit, por Gjykata e Apelit në Shkup, në vend të kësaj mase i mori vetëm pasaportën dhe e urdhëroi atë të paraqitej në gjykatë një herë në javë. Për këtë rast, 26 bomba do të paraqiten si prova në procedurë./AktualeStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...