PËRGJIM I RI NË YOUTUBE: SHKAKTONI NJË Aksident në dalje të Ohrit, PO VIJNË DY AEROPLANË ME Mërgimtarë

Një bisedë e re e përgjuat është publikuar në kanalin Youtube në kanalin “Ripërtëritja e regjimit”.

Në incizim flasin Mile Janakieski dhe nënkryetari aktual i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

Janakievski kërkon që të inskenohet aksident trafiku në vendin Preseka gjegjësisht në afërsi të aeroportit të Ohrit, ku kanë ateruar dy avionë me shqiptarë për të votuar.StrugaLajm

Janakieski thotë: Ka dy aeroplanë me siç thotë ai “shiptari” që aterojnë në ora katër. Të bëni një aksident. Nikollovski pajtohet dhe thotë se nuk ka asgjë kundër. Regjistrim me përmbajtje të ngjashme u lëshua edhe në gjykimin e Titanikut, për parregullsitë zgjedhore. Ndryshe dje dy përgjime u publikuan edhe për Igor Janushevin ku me Janakievskin bisedojnë për shkyçjen e shensorëve nëpër pallate.StrugaLajm

Incizimet e publikuara janë nga zgjedhjet lokale të vitit 2013.

In : Aktuale

Loading...
loading...