Përmbytjet në Durrës, VangjushDako ia vë fajin Zotit

Sa herë ka shi, Durrësi përmbytet. Ka 3 mandate në krye të bashkisë së Durrësit, por Vangjush Dako thotë se e ka të pamundur të frenojë përmbytje kur ka reshje në përmasa të tilla.

“Shirat që ranë ditën e djeshme ishin të një sasie shumë të madhe dhe të papërballueshme për kapacitetet që ne kemi. Shpresojmë të mos kemi më shira të atij niveli që të mos kemi përmbytje. Dua të theksoj që shirat jo vetëm që zgjatën 4 orë pa pushim,por kishin edhe një intensitet shumë të madh”– deklaroi Dako për News24.

Kryebashkiaku thotë se institucioni që ai drejton nuk ka kapacitete për të përballuar e vetme këtë situatë.StrugaLajm

“Shpresojmë që reshjet të jenë sa më të ulëta që të mos ketë përmbytje. Në rast se reshjet do të jenë si ato të djeshmet përsëri do të kemi një situatë të rënduar.StrugaLajm

Kjo situatë nuk është në dorën e kryetarit, është një situatë e cila për fat të keq e ka qyteti i Durrësit, pasi është një qytet nën nivelin e detit dhe ne të gjitha shkarkimet i bëjmë në det dhe në momentin kur deti është i fryrë është me erë dhe ka dallgë, tubacionet që shkarkojnë në det janë poshtë atij niveli dhe i gjithë uji kthehet mbrapsht dhe qyteti përmbytet.

Nga ana tjetër edhe në zonën perëndimore të shtetit, në zonën e Durrësit të Ri dhe ish-kënetës janë gjithë kanalet që çojnë tubacionet dhe kolektorët në hidrovor. Me stacionet e pompimit që kemi, me ato kapacitete që kemi ne mund të përballojmë vetëm një sasi të caktuar, por jo për ta hequr ujin totalisht”- tha Dako.

In : Aktuale

Loading...
loading...