Qeniet njerëzore kanë një limit natyral në jetëgjatësinë e tyre, që do të thotë se është thuajse e pamundur që ndonjë njeri do të jetojë më shumë se 125 vite, sipas hulumtimeve të reja. Shkencëtarët kanë kryer një sërë analizash statistikore nga trendet në Britani të Madhe, SHBA, Francë dhe Japoni, shtetet me numrin më të madh të “super-njëqindvjeçarëve” – d.m.th personat mbi 110 vjeç, transmeton Telegrafi. Ata kanë zbuluar se mosha mesatare kur kishin vdekur personat e këtij grupi nuk ishte rritur qysh nga viti 1968 dhe mundësitë se ndokush do ta kalojë moshën 125 vjeçare, janë më të vogla se 1 në 10.000 – sipas publikimit në revistën Nature. Vlen të ceket se personi që ka jetuar më së shumti vite ka qenë Jeanne Calment, grua franceze që kishte vdekur në moshën 122 vjeçare, në vitin 1997. Hulumtuesit kanë injoruar pohimet se veçse jeton një mashkull indonezian – Mbah Gotho, 145 vjeçar, pavarësisht se dokumentet tregojnë që ai ka lindur në vitin 1870. Ata thonë se njerëzit mund të jetojnë aq gjatë vetëm për shkak të gabimeve të trashëguara të transferimit të informacioneve gjenetike në funksionin qelizor. Sidoqoftë, përgjigja e tyre e fundit është se limiti i jetëgjatësisë të qenieve njerëzore është 125 vjet.