Pesë gabimet e rënda që bëni me paratë tuaja dhe duhet t’i ndaloni para të 40-tave

Kohët e fundit ka shumë influencues në rrjete sociale që duan t’ju bindin se mund të pasuroheni shpjet dhe lehtë.

Por e vërteta është se paratë nuk ‘zbresin nga qielli’, duhet punë, durim dhe përkushtim që të mund të siguroni financat që ju nevojiten.

Mbi të gjitha nevojitet një menaxhim i duhur që të mos bini në kurthe të shpenzimeve të panevojshme.

Ja cilat janë pesë gabimet të rënda që ne i bëjmë shpesh dhe që duhet t’i shmangim.

Shpërthimet emocionale

Kur themi shpenzime emocionale nënkuptojmë të gjitha blerjet impulsive që mund të keni bërë kur jeni të mërzitur, të shqetësuar apo të stresuar. Ata kanë tëbëjnë me gjëra që nuk ju nevojiten kurrë, por i keni berë pa llogaritur koston e tyre.

Si ta rregulloni: Bëni një listë të gjërave që ju nevojiten dhe mos iu nënshtroni emocioneve të momentit. Kur vërtet dëshiron të blesh diçka, të paktën t’ia vlejë.StrugaLajm

Huazoni para

Nuk është keq t’i japësh para një të afërmi ose një shoku të ngushtë kur ai ka shumë nevojë për to.

Gjithësese do të ishte mirë të jeni të sigurtë paraprakisht se në një moment në të ardhmen e afërt do t’jua kthejë.

Si ta rregulloni: Nëse vendosni t’i jepni hua dikujt një shumë parash, sigurohuni që ajo të jetë e vogël dhe nuk do t’ju ndikojë në financat. StrugaLajm

Ju paguani gjithmonë

Ok, e pranojmë që është mirë të takosh disa nga njerëzit e afërm. Por kjo taktikë mund t’ju harxhoj financat para muajit dhe më pas ju duhet të ‘vraponi’ për të marrë nga kursimet.

Si ta rregulloni: Merrni iniciativën ndonjëherë dhe paguani, por lini dikë tjetër të lëvizë në një moment. Ose të gjithë mund të paguajnë në mënyrën e tyre.

Ju e krahasoni situatën tuaj financiare me atë të tjerëve

Ky është një gabim i zakonshëm që bëjnë shumë. Por çfarë kuptimi ka të krahasoni paratë tuaja me ato të një miku apo të një kolegu? Do t’ju shkaktojë ankth dhe zhgënjin për shembull kur të shihni se si kursimet po ju harxhohen.

Si ta rregulloni: Mendoni për veten dhe çfarë është e rëndësishme për ju. Vendosni synime dhe lini mënjanë aq para sa mendoni se mund të sjellin lumturinë tuaj.

Ju shpenzoni të gjithë rrogën

Të dish që në fund të muajit do të kesh një shumë X në llogari është mirë, por kur harxhoni të gjitha paratë që merr, pa lënë asnjë 2000 lekë menjëanë, do ju kushtojë shumë në të ardhmen.

Si ta rregulloni: Bëni një plan dhe sigurohuni që të kurseni qoftë edhe një euro në ditë. Në fund të vitit do të jetë mbledhur një shumë serioze.

Ju vareni nga kartat e kreditit

Një kartë krediti mund t’ju kursejë pak kohë nga vështirësitë financiare, por nëse e teproni me siguri do të keni bumerang dhe në fund nuk do të mbani mend se ku dhe çfarë keni borxh.

Si ta rregulloni: Sigurohuni që keni një kartë krediti, të cilën mund ta debitoni ngadalë. Vendosni qëllime dhe bëni planin e duhur.


Loading...
loading...