Plas sherri mes kunatave, nusja e djalit të vogël të familjes dhunon 43-vjeçaren. Ndërhyn dhe policia

Sherri mes dy kunatave në Korçë ka degraduar deri në dhunë fizike dhe është dashur dhe ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Blutë bëjnë me dije në një njoftim për mediat se kanë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Dhuna në familje”, për shtetasen S. T., 30 vjeçe.

E reja, “dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës së saj shtetases A. T., 43 vjeçe”.StrugaLajm

Njoftimi i policisëStrugaLajm

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Dhuna në familje”, për shtetasen S. T., 30 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se në banesë kjo shtetase ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës së saj shtetases A. T., 43 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...