“Po ikim nga zullumi dhe keqmenaxhimi” / Hapen kufijtë, vazhdon ikja nga Maqedonia drejt Evropës

Me lirimin e kufijve dhe lehtësimin e masave për hyrje nëpër disa nga vendet kryesore evropiane, janë aktivizuar sërish linjat e autobusëve nga Maqedonia drejt Evropës. Linja të përditshme drejt Austrisë dhe Gjermanisë, por edhe në vendet tjera për çdo ditë dërgojnë dhjetëra e qindra qytetarë të Maqedonisë në këto vende. Largimi i të rinjve, sidomos drejt Gjermanisë u bë trend në vitet e fundit në Maqedoni. Kushtet e vështira për jetesë, papunësia, mungesa e sigurisë, krimi dhe korrupsioni, janë disa nga arsyet kryesore të konstatuara të ikjes së të rinjve nga Maqedonia e Veriut. Pandemia e shpallur para një viti i mbylli kufijtë anekënd botës dhe kjo e ndaloi ikjen masive të të rinjve nga Maqedonia në veçanti, por edhe Ballkani në përgjithësi, shkruan in7.

Fotografitë më poshtë janë publikuar sot në rrjetet sociale. Në faqen shumë aktive në Facebook me emrin “Duam Çair të pastër” është publikuat edhe një mesazh i një qytetari, me arsyet se pse po largohet nga ky vend.StrugaLajm

“Po ikim nga zullumi dhe keqmenaxhimi i shtetit, po ikim sepse nuk po na ofrohet asnjë perspektivë në vendlindje, po ikim sepse nuk jemi anëtarë partish në pushtet, po ikim sepse jemi të injoruar, po ikim nga zori e jo sepse duam të ikim. Turp për krejt ju që përbëni qeverinë, turp. Stacioni i autobusëve përplot me të rinj që ikin, shumë e dhimbshme kjo”, shkruhet mbi fotografitë e shpërndara nga DÇP në facebook.

In : Aktuale

Loading...
loading...