PO, PO, Jemi në #FINALE, shkruajmë historinë 💪💪💪

PO, PO, Jemi në #FINALE, shkruajmë historinë 💪💪💪

F.C. Struga TRIM & LUM ka shkruar historinë sot, duke u kualifikuar në finalen e Kupës së Maqedonisë. Pa dyshim është ky suksesi më i madh në historikun e skuadrës tonë, pas atij të dy viteve më parë kur luajtëm edhe në arenën ndërkombëtare.
Në takimim gjysmëfinal të zhvilluar sot para tifozëve tanë, falë golit të shënuar nga #MexhitNEZIRI, mundëm Sileksin me rezultatin minimal 1:0, duke iu hakmarrë në këtë mënyrë për disfatën e para dy viteve, po në gjysmëfinale të Kupës.
Golin e vetëm që shkroi historinë më të re të skuadrës tonë, Neziri e realizoi në minutën e 65-të, kur mjaft mirë reagoi në zonën kundërshtare dhe me kokë mposhti portierin Bozhinovski.
Neziri një rast ideal shënimi kishte edhe gjatë pjesës së parë, ku vlen të veçohet edhe rasti i Hristijan Maleskit, që e kishte nisur këtë takim titullarë, ndërsa vendin e tij në fillimin e pjesës së dytë e zuri Besart Ibraimi, inkuadrimi i të cilit solli shumë freski në vijën sulmuese, aty ku ishim shumë më kërkues gjatë pjesës së dytë.
Pikërisht Ibraimi kishte kanosjen e parë më serioze për skuadrën tonë gjatë pjesës së dytë, derisa në minutën e 65-të falë harkimit të mrrekullueshëm të Valentin Koçoskit nga rivënia e këndit, Mexhit Neziri me kokë shënoi golin e tij të parë me fanellën e F.C. Struga TRIM & LUM dhe me siguri një ndër golat më të veçantë në karrierën e tij, duke pasur parasysh se pikërisht ky gol i mundësoi Struga Trim Lum që për herë të parë në historinë vetëm 8-vjeçare nga themelimi, të luaj në një finale të Kupës.
Deri në fund të takimit ekipi ynë u kanos edhe me anë të Bunjamin Shabanit, i cili në minutën e 70-të bëri gjithçka mirë patra zonës kundërshtare, duke përfituar hapësirën e duhur për të goditur, mirëpo me një intervenim bravuroz, Bozhinovski i kishte mohuar golin kapitenit tonë.
Portieri mysafir ishte shumë me fat edhe në minutën e 83-të, kur në momentin e fundit goditja e Besart Ibraimit ishte devijuar në rivënie nga këndi.
Ibraimi u kanos edhe në minutën e 93-të, mirëpo edhe njëherë tjetër Bozhinovski ishte në vendin e duhur, duke i mohuar golin e dytë skuadrës tonë, që në fund me plotë meritë triumfoi në këtë ndeshje gjysmëfinale.
Festa vetëm sa ka filluar, pasi kujtojmë se skuadra jhonë është edhe në garë për titullin e kampionit, ashtu që shpresojmë që në fund viti 2023 të jetë viti i Struga Trim Lum.StrugaLajmStrugaLajm

ForcaStrugaTrimLum

finale

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...