Shaqiri: Me mbështetjen e Zvicrës deri te arsimi dual më cilësor

Mbështetja e Zvicrës për reformat e sistemit për zhvillimin e aftësive profesionale vazhdon dhe po ia arrin qëllimit që të shkollohen kuadro me aftësi dhe kompetenca që u mundësojnë atyre të bashkohen shpejt në tregun e punës. Me ngritjen e cilësisë së arsimit të mesëm profesional po rritet edhe interesimi tek të rinjtë për konceptin të mësuarit përmes punës, gjë që vërehet përmes rritjes së vazhdueshme të numrit të nxënësve të regjistruar në arsimin profesional, veçanërisht në paralelet duale.
Kështu theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri pas takimit me zëvendësambasadorin e Zvicrës në Shkup, Lusien Aegerter, ku diskutuan për avancimin e aktiviteteve të përbashkëta lidhur me arsimin e mesëm profesional. Zëvendësambasadori Aegerter shprehu kënaqësinë që edhe në Maqedoninë e Veriut po realizohet me sukses sistemi zviceran i arsimit profesional, sistem i cili është dëshmuar se krijon kuadër cilësor.
Këtë vit shkollor arsimi dual realizohet në 225 paralele me 2763 nxënës, në bashkëpunim me 450 kompani. Në konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat ​​e mesme publike për vitin shkollor 2023/2024 janë planifikuar 259 paralele duale me gjithsej 6.475 vende të lira në bashkëpunim me mbi 500 kompani. Për nxënësit e regjistruar në arsimin dual ndahen bursa në vlerë mujore prej 3.500 denarë për 9 muaj të vitit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...