Policët i ngacmojnë shoferet femra

Portalb.mk kreu një anketë lidhur me ngacmimet nga policia rrugore në Maqedoninë e Veriut gjatë ndalesave që ju bëjnë shoferëve në trafik. Nga 129 të anketuar, 11 kanë deklaruar se kanë përjetuar ngacmime, 5 prej tyre ishin ngacmime seksuale ndaj vajzave ndërsa 6 ngacmime verbale (3 djem, 3 vajza). Asnjë nga këto raste nuk është raportuar për shkak të mosbesimit në institucione dhe paragjykimeve. Në Ministrinë e Brendshme për gati dy vite janë regjistruar 36 raste kundër policëve të trafikut që lidhen me sjellje joprofesionale dhe të pahijshme. Shoqëria civile apelon që policia të ketë masa më efikase për zbulimin e këtyre rasteve dhe sanksione më të mëdha, ndërsa inkurajojnë qytetarët t’i paraqesin këto raste.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...