Policia aksion në Strugë kundër fishekzjarrëve

Zëdhënësi i SPB-së në Ohër, Stefan Dimoski nëpërmjet një njoftimi ka informur se policia do të marri një aksion të gjërë në Ohër,Strugë si dhe qytetet e tjera për parandalimin e tregtisë me mjetet piroteknike njofton Strugalajm.com.

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni ka bërë thirrje për prishjen e rendit gjatë festave të fund vitit.

”Bëjmë thirrje deri tek qytetarët që mos plasin lëndë piroteknike gjatë festave të vitit të ri. Gjithashtu apelojmë që mos përdoren armë zjarri” thuhet në njoftimin e MPB-së.StrugaLajm

Sipas ligjit, dënimet për përdorje të mjeteve piroteknike dhe mjeteve plasëse janë të larta dhe do të arrijnë vlerën prej 200 deri në 500 euro, në kundërvlerë të denarit.StrugaLajm

Ata që do të organizojnë krisje të mjeteve piroteknike apo fishekzjarre në masë, duhet të marrin masat e sigurisë paraprakisht dhe policia është në disponim të tyre për të këshilluar. Të njejtët do të dënohen për mos-pasje të sigurisë.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...