Një burrë është ndaluar nga policia dhe më pas është vënë nën hetim në gjendje të lirë sepse është kapur duke vjedhur në kazanët e mbeturinave. Burime nga policia kanë bërë të ditur për portali “Syri” se një 42-vjeçar me inicialet S. Z., është kapur në Tiranë duke vjedhur materiale të riciklueshme. E kjo ka ndodhur në zonën e liqenit artificial. “Në rrugën ‘Anton Ashta’, në kazanët e mbeturinave ka vjedhur disa materiale të riciklueshme”, thanë burimet policore, që pasi kanë ndaluar burrin 42-vjeçar dhe më pas e kanë lënë të lirë.