Policia e Strugës jep detaje për vrasjen e gruas nënë e pesë fëmijëve

Më 20.04.2021 në orën 19.15 në SPB Ohër, E.T (49) nga Struga raportoi se rreth orës 19:00, përderisa S.R (34) dhe J.R (39), të dy nga Manastiri, me qëndrim të përkohshëm në Strugë, ishin në banesën e tij, ku të pranishëm ishin disa persona të tjerë , pas një zënke të mëparshme , J.R sulmoi me thikë gruan e tij S.R. me qka edhe e plagosi atë. Sipas raportimit ai është përpjekur të arratiset , por është ndaluar ta bëje arratisjen , pas së cilës ai me thikë vetlëndohet . Ekipi i ndihmës së shpejtë mjeksore konfirmoi vdekjen e S.R., ndërsa J.R. u transferua në Qendrën Mjekësore Strugë për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Në vendngjarje u krye kqyrje nga ekipi i Stacionit Policor të Strugës. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerës u dha për autopsi. Sektori për Punë të Brendshme Ohër . Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...