Policia në Ohër i tregon ”Dhëmbët” (Foto/Video)
Në limanin e Ohrit, anëtarët e Njësitit Special, Policia e Liqenit dhe Njësiti i Helikopterëve, me rastin e shënimit të 7 Majit (Ditës së Policisë së Maqedonisë) kanë prezantuar para opinionit një pjesë të aftësive të tyre profesionale dhe efikasitetit të tyre, duke demonstruar disa nga skenarët e mundshme në ujërat e Liqenit të Ohrit.
Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme para disa qytetarëve kryen një ushtrim taktik, duke sulmuar një objekt lundrues dhe arrestuar “personat e rrezikshëm”, njofton Telegrafi Maqedoni.
I pranishëm në këto aktivitete ishte edhe ministri Oliver Spasovski, i cili tha se Policia e Maqedonisë është e gatshme të përballet me çdo sfidë.
Ndërsa nesër aktivitete dhe ngjarje tjera do të mbahen në qytetin e Shtipit.