Policia vret një person në Tetovë
Një i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, në përpjekje për t’iu shmangur policisë, ka mbetur i vrarë në Tetovë. Bëhet fjalë për 38 vjecarin Jeton Rexhepi, i dënuar më parë për vrasje. I arratisur shumë vite më herët nga burgu, policia ka tentuar ta privoj nga liria, shkruan Antpress. Kjo ishte tentativa e katërt me radhë e policisë për ndalimin e tij, por Rexhepi, është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Burimet e para nga terreni flasin se Rexhepi ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr drejt forcave speciale që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit. Policia kishte tentuar ta ndalonte edhe në vitin 2012, në 2014 si dhe në 2016 por i dënuari i arratisur nga burgu i Shtipit ia kishte dalë t’i ikte policisë. Të dhënat jo zyrtare flasin se Rexhepi akuzohej gjithashtu edhe për një rrëmbim, gjatë viteve të tij të arratisë.