Policia:Një nxënës në Strugë është dhunuar seksualisht

Policia e Strugës njofton se një nxënës nga një shkollë e mesme në Strugë është abuzua seksualisht nga një nxënës tjetër i mitur. Rastin në polici u raportua dje nga Qendra për Punë Sociale në Strugë.

I mituri në bisedë me një punonjës social në prezencën e një psikologu një pedagog dhe një avokat për fëmijët, ka denoncuar se në disa raste në verën e vitit 2017, ai ishte abuzuar seksualisht në shtëpinë e tij nga një nxënës tjetër i mitur.

Policia njofton se janë ndërmarrë masa për të qartësuar plotësisht ngjarjen.(Strugalajm.com)
StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...