Policia:U lënduan 12 persona ja si ndodhi aksidenti i furgonit me targa të Ohrit

Me 28.01.2019 rreth orës 14.00 në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në afërsi të gurpunuesve, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marr pjesë katër vetura, ‘Folksvagen golf’ me targa nga Gostivari, e drejtuar nga S.M.() nga Gostivari, minibusi ‘Mercedes’ me targa nga Ohri, e drejtuar nga L.R.(50) nga Ohri, ‘Folksvagen pasat’ me targa nga Kërcova, e drejtuar nga A.T.(51) nga Kërcova dhe veturës së tipit ‘Reno megan’ me targa nga Dibra, e drejtuar nga T.K.(39) nga Dibra.

Në aksident, shoferët e veturës ‘golf’ dhe minibusit, si dhe bashkëudhëtari nga ‘golfi’ dhe tetë udhëtar nga minibusi të moshës nga 20 deri në 76 vite janë lënduar dhe janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Muradi”.

Pas ndihmës mjekësore, shoferi i ‘golfit’ S.M. dhe udhëtari nga minibusi, M.Z.(44) nga Ohri, janë dërguar në Klinikat e Shkupit, derisa të tjerët janë lëshuar për shërim në shtëpi.StrugaLajm

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi i Stacionit Policor në Gostivar.

In : Aktuale

Loading...
loading...