POLITIKË ME HUAZIME DHE IMPROVIZIME

Shkëlzen Halimi

Elitat politike shqiptare, në mungesë të përgatitjes adekuate intelektuale, politikës iu qasen me improvizime dhe huazime, sepse ata nuk do të “kenë kohë” që ta lexojnë literaturën e bollshme për politikën, duke filluar nga Aristoteli e deri në ditën e sotme.


Në komunikim, shpesh të turpshëm me opinionin, ata (në veçanti lideri) vazhdimisht do t’i përsërisin frazat e njëjta, me të cilat do të ekzaltohen vetëm militantët e tyre, të cilët liderin e konsideronin si të shenjtë e të përjetshëm. Sepse shqiptarët akoma nuk janë liruar nga të pasurit prijës të përjetshëm, si këtej kufirit (shokun Tito), si në anën tjetër të kufirit (shokun Enver).
Improvizimi dhe sidomos huazimi është vlerë e përkohshme ose një jashtëqitje morale e groposur në vetëdijen e atyre që e bëjnë si burim të demonstrimit të kapaciteteve intelektuale përpara masave të dalldisura.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...