“Proaqua”në krye me drejtorin Jeton Shaqiri në aksion kundër keqpërdoruesve

Drejtori Jeton Shaqiri në teren kundër keqpërdoruesve

Sot filloi aksioni kundër keqpërdoruesve të ujit të pijshëm, në krye të të cilit ishte edhe Drejtori Jeton Shaqiri i cili personalisht do të jetë mbikqyrës i këtij aksioni.

Ditën e sotme ekipi i zbuloi keqpërdorimet që ndodhin ku përkundër të gjitha thirrjeve për shfrytëzim të arsyeshëm të ujit të pijshëm, persona të pandërgjegjshëm veprojnë në dëm të të gjithëve duke vaditur kopshte dhe parqe, dhe të njëjtët u pamundësuan që të vazhdojnë me keqpërdorimet e tyre dhe në kontrollin e dytë nëse përsëri kanë vazhduar me keqpërdorime, do të inicohen procedura për shkëputje konform ligjit. StrugaLajm

Aksioni do të vazhdojë gjatë gjithë periudhës në vijim në të gjitha vendbanimet e Komunës së Strugës, që maksimalisht të vetëdijësohen konsumatorët që të mos e keqpërdorin ujin e pijshëm sepse për fajin e tyre uji nuk mund të arrijë nëpër vendbanimet më të largëta dhe dikush nuk ka ujë as për ti plotësuar nevojat themelore.

In : Aktuale

Loading...
loading...