Presidenti Voska Sport,Nefi Useini u jep “zemër”futbollistëve para nisjes nesër për në Strumicë

Sot skuadra e Voska Sport ka bërë stërvitjen e fundit në Ohër, në të cilën prezent ishte edhe presidenti Nefi Useini. Prezenca e tij ishte shumë domethënëse për ekipin, i cili po lufton për një vend në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.

Përveç këshillave të trajnerit Rade Cicmiloviq, futbollistët e Voska Sport, pranuan edhe disa fjalë inkurajuese edhe nga ana e presidentit të tyre, falë të cilit kjo skuadër që në sezonin debutues në Ligën e Dytë, arriti që të shpallet nënkampione, duke lënë pas vetes një skuadër me emër në futbollin tonë vendor, Vardarin.

Pikërisht mbështetja e tij gjatë gjithë sezonit ka qenë shumë e frytshme për ekipin e Voska Sport, ndërsa shpresojmë që edhe prezenca e tij e sotme dhe fjalët motivuese që ua përcolli gjithë futbollistëve, por edhe stafit, të jenë një shtytje për ndeshjen e së dielës në Strumicë, kur skuadra shqiptare nga Ohri do të zhvillojë ndeshjen historike kundër Tikveshit.

E gjithë ekspedita e Voska Sport nesër do të udhëtojë drejt Strumicës,  duke u vendosur në një nga hotelet më luksoze të këtij qyteti, me qëllim që futbollistëve të ju ofrohen kushtet optimale para ndeshjes shumë të rëndësishme, me të cilën skuadra e Nefi Useinit mund të shkruaj histori.

Ndeshja Tikveshi – Voska Sport, që do të vendos se cila prej këtyre dy skuadrave edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Parë, në program është të dielën me fillim në ora 17:00.

Loading...
loading...









Loading…


loading…