Prindërit rrahin vajzën e tyre përshkak se nuk u`a dha pagën e fituar me djersë

Prindër nga Tetova kanë rrahur vajzën e tyre 24 vjeçare sepse e njejta nuk ua ka dhënë pagën e fituar me djersë të saj, transmeton Zhurnal.

Ata e kanë tërhequr për flokë dhe e kanë rrahur me grushte në gjithë trupin. Prindërit janë thirur në bisedë nga policia.StrugaLajm

Sipas informatave të MPB-së, dje rreth orës 22, S.XH (24) nga Tetova kishte denoncuar prindërit e saja për përdorim të dhunës.StrugaLajm

“Në kohën e lartëpërmendur në dhomën e sajë kishte hyrë e ëma e saj që t’ia kërkojë tërë pagën e fituar. Ajo kishte kundërshtuar dhe e ëma kishte filluar ta tërheqë për flokë, ndërsa babai më pas kishte goditur disa herë në trup duke i shkaktuar plagë të dukshme. Prindërit M.XH (44) dhe M.XH (41) ishin ftuar në stacionin policor Tetovë”, thonë nga MPB. Nga atje shtojnë se po ndërmeren masa për zbardhje të plotë të rastit dhe se do të ngritet padi adekuate për prindërit.

In : Aktuale

Loading...
loading...