Në Strugë normalizohet situata pas problemeve që shkaktoi bora (VIDEO)

Normalizohet gjendja në Strugë pas problemeve që shkaktuan reshjet e borës dy ditë më parë. Shumica e zonave rurale sërish u furnizuan me energji elektrike dhe ujë. Pa energji elektrike ende janë fshatrat në zonat e larta malore. Në qytet dhe zonën përreth ende ka shtylla të rrëzuara elektrike, telat varur, por edhe degë të thyera të pemëve që nuk janë hequr. Sot mësimi u ndoq vetëm në shkollat fillore në Frëngovë, Kalishte dhe Labunishtë. Struganët thonë se bora në mes të dimrit nuk duhet t’i befasojë kompetentët dhe se në kohë duhet t’i zgjidhin problemet.

Në periudhën e dimrit, edhe institucionet duhet të jenë të lëvizshme nëse do të ketë të reshura ose jo. Por ky është mentaliteti ynë i Ballkanit, do të shohim nëse ka të reshura do të reagojmë. Sipas kësaj logjike shpesh ndodh e njëjta. Nuk pati shumë të reshura, por shkaktoi katastrofë të madhe – thotë një qytetar.

Nga EVN Maqedoni thonë se shumica e defekteve të nivelit të mesëm janë riparuar dhe se 80% e përdoruesve në rajon do të kenë furnizim të qëndrueshëm të energjisë elektrike. Pa energji janë vetëm edhe disa fshatra në zonat e larta malore që ishin të paarritshëm për ekipet për shkak të kushteve të motit/alsat-mStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...