Pritet vendimi i Qeverisë për mbajtjen e mësimit, çfarë thotë KSI e çfarë Arbër Ademi

Pritet vendimi i Qeverisë për mësimin nëpër Shkolla. Mbetet të shihet nëse Qeveria do të vendosë siç propozoi Komisioni pë sëmundje infektive apo do të vendosë sipas asaj që thotë Ministria e Arsimit që mësimi tëzhvillohet me prezencë fizike në të gjita shkollat ku gjendja është stabile me virusin, trasnmeton Agjencia e lajmeve INA.

Ndryshe KSI dje dorëzoi deri tel Qeveria propozimine fundit, edhe atë që
1. Viti Shkollor për klëen e parë, të dytën dh të tretën të filloje me prani fizike, duke e marrë parasysh aspektin socioemocionues dhe moshën e tyre,
2. Klasat tjera të zhvillojnë mësimin onlajn
3. Në shkollat me numër të vogël të nxënësve në paralele – mësimin ta organizojnë me prani në klasa nëse atë e lejon gjendja epidemiologjike.

Ministri i Arsimit Arbër Ademi mbetet në qëndrimin se shkollat duhet të hapen në çdo lokacion ku gjendja e viruist është stabile. nga ana tjetër Arbë Ademi konsideron se propozimi i KSI ësht drejtim i mirë deri tek gjetja e modelit përfundimtar përmbajtjene mësimit.

Tre modelet që i përmban plani i MASH-it janë: mësim me prani fizike me masa për mbrojtje – maska dhe distancë prej të paktën 1,5 metra mes nxënësve në klasa, mësim nga distanca ose onlajn dhe mësim i kombinuar – para se gjithash për shkollat me numër të madh të nxënësve. Modeli i kombinuar parashikon nxënësit të ndahen në grupe më të vogla – njëri grup i cili mund ta ndjek mësimin me prani fizike një javë, ndërsa në të njëjtën kohë grupi tjetër i nxënësve, si dhe të sëmurët kronik, mund ta ndjekin onlajn orën. Nëse është e pamundur në kohë reale, atëherë mësimet e ditës do të incizohen dhe do të shpërndahen me atë grup të nxënësve përmes platformës për mësim.StrugaLajm

Propozim-protokollet e përgatitura kanë udhëzime konkrete për kushte dhe situata të ndryshme, për numrin e nxënësve në paralele, shkurtim të orëve të mësimit (propozimi është prej 40 në 30 minuta në shkollat fillore, përkatësisht prej 45 në 35 minuta në shkollat e mesme) etj.

Në konferencë shtypi para dy ditësh Ademi tha se është i mundur anulimi i fillimit të vitit shkollor për atë se cili model që do të zgjidhet, duhet të bëhen ndryshime në ligjet për arsim fillor dhe të mesëm, ndërsa për atë nevojitet Kuvend funksional.

In : Aktuale

Loading...
loading...