Proaqua e Strugës me apel:Paraqisni çdo keqpërdorim

 

NPN Proaqua Strugë bën thirrje publike deri tek qytetarët të paraqesin çdo keqpërdorim që mund të haset në qytetin e Strugës në lidhje me punët dhe aktivitetet e saj:
1. Te paraqitet secili rast ku qytetarit ose subjektit juridik nuk i dërgohet fatura në menyrë të rregullt.
2. Të paraqitet secili rast ku nga një i punësuar i ndërmarjes u kërkon qytetareve ose subjekteve pagesë për shërbime të kryera të cilat janë obligim i ndërmarrjes.
3. Të paraqitet çdo rast ku vërehet se dikush po keqpërdor ujin në këto forma: ujit parkun, lan oborrin, bën lidhje të ujit në mënyrë jo të rregullt dhe të jashtligjshme, dëmton sistemin e ujesjellesit dhe kanalizimit etj.
4. Të paraqitet cdo defekt potencial që mund të haset nëpër vende publike me qëllim që sa më shpejt të intervenohet nga ekipet e ndërmarrjes dhe të mundësohet furnizim më i rregullt me ujë të pijshëm deri tek të gjithë qytetarët dhe subjektet juridike tregtare.

Të gjithë paraqitjet të dorëzohen në numrin: +38978438043 Viber dhe Whats app dhe emailin [email protected]StrugaLajm

NPN Proaqua Strugë

In : Aktuale

Loading...
loading...