Pse kaq papërgjegjësi!?

Shkruan Prof.Dr. Xhevdet Nasufi

Politikëbërja shqiptare në kohë të fundit realisht është shqetësuese. Po ndërtohet diskurs politik jo vetëm shpërputhës me interesat e kombit, por edhe realisht jetësohen veprime, që falë gjeostrategjisë amerikane dhe më gjërë mund të prodhojë dhe agravojë në histori të dhembshme për kombin, krizë të thellë për shtetin në Shqipëri dhe Kosovë, për shtetformësinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Fillimisht,veprimet e këtilla reflektojnë paqartësi,por edhe më shumë se kaq mashtrim të madh. Kjo nuk i shkon në mbështetje zhvillimit të demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies, por as pozitës së gjithëmbarëshme socio-ekonomike dhe politike të shqiptarëve kudo që jetojnë, në raport me vetveten dhe të tjerët. E tërë kjo paqartësi dhe katrahurë konsiston në përpjekjen idioteske që e tanishmja absurde të ketë jetëgjatësi, prej të cilës mund të përfitojnë vetëm politikat alabanofobe, edhe pse realiteti i sotshëm politikë dhe gjeostrategjia favorizon shqiptarët. Në mbështetje të kësaj shkojnë edhe elementë të rëndësishëm:StrugaLajm


E para është, se shqiptarët janë popull i pashembullt solidar mes tyre në momente krize (kujtoni luftën në Kosovë, në Luginë e në Maqedonin Veriore) dhe me dy shtete në Ballkan si mekanizëm institucional i rëndësishëm për zhvillim dhe demokraci!
E dyta është,krahas tërë kësaj kemi edhe mikun më të fuqishëm në botë, SHBA-në e proverbi thotë: “ Më mirë një mik, se një çiflik”!
E treta është, se sot populli shqiptar si asnjëherë gjer tani ka parakushte reale të mundshme për të qenë shumë më i zhvilluar, shumë më i pasur, shumë më evropian dhe i integruar përkrah demokracive liberale. Për çudi,edhe përpos tërë këtij benefiti real,sot shqiptarët janë në udhëkryq të vështir, në holokaustin politik nga i cili për të dalur realisht, kostoja do jetë shumë e lartë, mediatimi ndërkombëtar më pak i volitshëm se dje, zhvillimi ekonomik dhe demokracia do goditen, kurse integrim evropian do vonohet!
Jemi dëshmitar por edhe të vetëdijshëm se gjatë tërë kohës së tranzicionit mediatimi ndërkombëtar (Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian) kanë qenë element i pashmangshëm në jetën politike të shqiptarëve. Pos mediatimit me të tjerët (kryesisht me serbët dhe maqedonasit) në Shqipëri dhe Kosovë, ky mediatim edhe më intensiv ka qenë dhe është mes forcave politike të brendshme gjatë tërë kohës së tranzicionit. Kjo reflekton mungesën absolute të vetëdijsimit të politikës,mungesën e bashkëveprimit dhe bashkëpunimit në sajimin,zbatimin dhe kontrollimin e politikave,por edhe mungesën e kapaciteteve të nevojshme për të avansuar çështjet madhore kombëtare. Mediatimi i ndërkombëtarëve i imponuar si nevojë imediate(siç jan zhvillimet aktuale në Shqipëri) në Maqedoninë Veriore mes shqiptarëve dhe maqedonasve u spostua si mjet zgjidhje nga lufta e këtej, jo për arsye se këto marrëdhënie mes dy etniteteve kanë arritur kohezionin politikë të duhur dhe të nevojshëm në rrafshin e funksionimit të sistemit dhe të bashkndërtimit të shtetit por,sepse politikbërja shqiptare i ngjan fëmijës që nuk qan edhepse është i uritur. Në sensin më të akceptueshëm, mediatimi kryesisht konsiston në kompromisë,kurse vet kompromisi si mjetzgjidhje e konflikteve ndëretnike ngërthen lëshime, reterime dhe zbrapsje edhe nga qëndrime progresiste. Pra, mediatimi në konfliktet ndëretnike për ne shqiptarët në historinë më të re për dallim nga e kaluara, ka rezultuar me vendimzgjidhje pozitive, por edhe me koncesione të pamerituara. Prandaj sot është shqetësuese sepse:
Shqipëria decenie të tëra të tranzicionit akoma i pambaruar, i kalon në konflikte të brendshme politike të pashembullta për demokracitë liberale. Nga këto konflikte është prodhuar në masë dhe sasi ngecje në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve,është ngritur oligarki e fuqishme në rrafshin ekonomikë dhe politikë,por edhe individ të fuqishëm me atribute diktatoriale të papranueshëm për pluralizmin politikë. Diskursi politik zhvillohet në rrafshin më të ulët të mundshëm,me vullgaritet dhe konfliktualitet, por që ka ndërtuar standardin e kohabitacionit me jetën e përditshme. Llafimi politik karakterizohet me akuza të ndërsjella nga më të rëndat(edhe për tradhti kombëtare) që sipas një kauzaliteti të filozofisë popullore,ku ka tym ka edhe zjarr. Institucionet që kanë detyrimin për zbatueshmërin e ligjit, procedurave, standardeve pozitive si parakushti themelor për jetësimin e shtetit të së drejtës dhe lirive të njeriut flasin me gjuhën e politikës. Sot jemi dëshmitarë të krizës së thellë si pasojë e goditjes irracionale të demokracisë atje: Lënia e mandateve të deputetëve të opozitës ka dy porosi esenciale: Opozita në Shqipëri nuk ka resurse të bëjë avokatin e popullit, kurse pozita mendon se i mjafton vetëm vetja, duke menduar dhe u identifikuar me pluralizmin politik, bile edhe nëpërmjet individualizimit të vet politikbërjes. Gjendja e këtillë si veprim politik mundet të sjellë zhvendosje të funksionimit jo vetëm të pluralizmit politikë, por edhe të vet sistemit politik si tërësi.
Së dyti,në Kosovë dy dhe më shumë barikadime politike të kundërvëna mes tyre, bile edhe në këto momente kur rreziku për rishqyrtimin e çështjes së Kosovës dhe sovranitetit të saj territorial është real dhe kur nuk është më utopi të mendohet se Serbia që ndërroi Millosheviqin, por jo edhe politikat, po habitet me potencën e këtillë të Kosovës dhe të shqiptarëve si tërësi. Kosovarët janë të hutuar dhe krahas mosbesimit te politikat vendore ngadalë po zhgënjehen edhe me ndërkombëtarët duke iu referuar reterimit të tyre nga qëndrimi i betonuar për mosndryshimin e kufijve në Ballkan, nëpërmjet slloganit “ne do përkrahim çdo marëveshje që Kosova dhe Serbia arin’’. Siç duket dora e dreqit gjatë kohë ka punuar për këtë. Ka punuar propaganda e egër gebelsiane e Serbisë,e cila edhe është pritur, por edhe politika vendore që çuditërisht nuk ka investuar mjaftueshëm në shtetin dhe në qytetarët e Kosovës.Prandaj,sot kur në Kosovë dhe rreth Kosovës ushtrohet presion i paparë rreth taksës 100%, vendosmëria për mosndryshim duhet të rikujtoj Kosovës Serbinë para Rambujes dhe çka i ndodhi asaj, sepse duam apo nuk duam ne të pranojmë, i forti gjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme kur e ka për mbar i bën rregullat. Pra, i drejti me të fortin ecin bashkë, kooperojnë funksionalisht, por nuk është e thënë që gjithmonë edhe me korrektësi. Pra, Kosova dhe shqiptarët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkërisht ndërtuan Shtetin,andaj edhe është impossibile që të mos vazhdohet edhe më tej shtetëzimi i Kosovës bashkërisht me këtë mik të madh të saj.
Së treti,në Maqedonin Veriore askush nuk vëren, se koalicionet shqiptare-maqedonase shumë pak janë të tilla dhe po bashkjetojnë dhe bashkëveprojnë sikur edhe në të kaluarën e afërt, e cila akoma nuk ka përfunduar sipas principit të vëllazërim-bashkimit mes të pabarabartëve. Gjatë rrugëtimit të këtyre koalicioneve, politika në mungesës të kapacitetit apo diç tjetër, në mungesë të ideve dhe projekteve respektive, zbulon të vërteta virtuale dhe shpiken ide çoroditëse(harrohet Marrëveshja e Ohrit) siç është slogani “fituesi me fituesin”, apo “kryetari konsensual”. Në sensin gramatikor slloganët janë atraktiv, por të pamjaftuar për të zgjidhur problemet etnike të shqiptarëve. Është e pakuptimtë ideja e Kryetarit konsensual, karshi institalimit të nënkryetarit të shtetit, apo i mekanizmave të tjerë institucionalë në frymën e Marëveshjes Kornizë të Ohrit.Këto rifreskime kushtetuese për institucionin e Kryetarit të Shtetit do e bënin domosdoshëm ate multietnik dhe në frymën e koalicionimit ndëretnik. Sot me të madhe shqiptarët i bien burisë së “kryetarit konsensual”(sikur nuk u ngopen me “Kryetarë konsensual”të gjertanishëm) të cilët asnjëherë nuk bën hap të duhur në kontekst të fisnikërimit të relcionit Shqiptare-Maqedone, apo në funksion të dakordimit edhe në interes të shqiptarëve të kompetencave të tij juridike. Kryetari konsensual që sot me të madhe e propagojn shqiptarët, domosdoshëm është maqedonas (vet klasa politike shqiptare thotë se për këtë fajtor janë numrat) dhe këtë e ndihmon mjaftueshëm edhe politikbërja shqiptare për një varg arsyesh pse nuk mund të imponoi qëndrim e vet. Pra, funksioni i Kryetarit të Shtetit këtu duhet të ket gjithpranueshmërin e qytetarëve, e në veçanti të shqiptarëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...