Pse u vonua sot publikimi i raportit për rastet e infektimeve me koronavirus, frikë për shifra rekorde?

Ministria e Shëndetësisë sot ka vonuar publikimin e raporteve për rastet e reja të infektimeve me Kovid-19.

Edhe pse ishte pritur publikimi i tij pas mesdites, megjithatë nuk ka ndodhur ende, edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Kjo situatë e shtyerjes së raportit, ka shtuar shqetësimet e qytetarëve se mund të ketë shifra rekorde dhe mund të kaloj mbi 400 infektime të reja.StrugaLajm

Në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë i kërkohet ndjesë mediave dhe opinionit për vonesën e sotme duke theksuar se deri tani nuk kanë pranuar të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik.

Burime nga kjo ministri sqarojnë se nuk kanë pranuar as të dhënat nga testimet e kryera nëpër laboratore private.

In : Aktuale

Loading...
loading...