Pak kohë pasi partitë u morën vesh për zgjedhje të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm institucionet përgatiten për punësime të shumta. Dhjetëra konkurse për qindra vende të reja pune veç më janë hapur. Për momentin mbi 50 shpallje janë të publikuara në Agjencinë për Administratë. Ndër ato është edhe konkursi i Ministrisë së Bujqësisë, e cila kërkon 14 persona për udhëheqës, këshilltarë dhe bashkëpunëtorë. Ndërsa Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurs për 9 persona, shumica nëpunës të ri. Edhe komunat kanë vendosur të marrin të punësuar të rinj. Komuna e Strugës në konkursin e shpallur kërkon 30 persona për ti punësuar në pozita udhëheqëse dhe në sektor të ndryshëm. Qyteti i Shkupit kërkon 21 persona për 12 vende pune, Komuna e Ohrit dhe ajo e Karposhit do të punësojnë nga 10 persona. Konkurse kanë hapur edhe komunat më të vogla si ajo e Studeniçanit, Dellçevës, Prespës, Sveti Nikollës dhe të tjera. Nga Komisioni për Anti-korrupsion thonë se do të shqyrtojnë të gjitha konkurset ku do të ketë dyshime. Nënkryetari Nuri Bajrami tha se për momentin punojnë në shqyrtimin e Ligjeve ndërsa deri më tani në 19 ligje është bërë verifikimi i dispozitave që gjenerojnë konflikte interesi. Bajrami thotë se deri më tani, Agjencitë private për punësim janë keqpërdorur më së shumti për punësime partiake. “Fatmirësisht në ndryshimet e fundit të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik që janë në rrjedhë e sipër, është pranuar sugjerimi jonë që Agjencitë private për punësim të mos mund të angazhohen gjatë punësimit në sektorin publik. Ndërsa punësimet tjera janë të mbuluara me rregullativë ligjore dhe janë të detyruara ti zbatojnë organet shtetërore të cilat janë kompetente dhe nuk guxojnë të bëjnë lëshime – deklaroi Nuri Bajrami, anti-korrupsioni. Edhe pse vazhdimisht flitet për mbingarkesën e Administratës, nga Ministria e Shoqërisë informatike dhe Administratës, thonë se nuk janë kompetentë për atë nëse ka nevojë ose jo për punësime të reja në administratë, pasi institucionet punësojnë në harmonizim me planet vjetore./Alsat-M
Trazirat e fundit në parlamentin maqedonas kanë tronditur gjerësisht komunitetin shqiptar në vend, por njëkohësisht kanë forcuar bindjen e tyre se shpresat e tyre më të mira gjenden te një...
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski konsideron se LSDM-ja me paralajmërimin se do ta heqë taksën radiodifuzive dëshiron ta partizojë servisin publik Radio-Televizioni i Maqedonisë dhe të vendosë kontroll të plotë...
Bashkimi Evropian (BE) ka marrë vendim me të cilin i lejon Austrisë, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë dhe Norvegjisë, e cila nuk është anëtare e BE-së, por është në hapësirën e Shengenit,...
Pas përfshirjes në skandalin e rrahjes së deputëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ish-Drejtori i shkollës së mesmë Bujqësore “Mosha Pijade” Aleksandër Baçevski, është shkarkuar me një urdhër të...
Lideri i LSDM-së ka marrë mbështetjen tonë që të dorëzojë garanci për karakterin unitar të Maqedonisë ka deklaruar për 24 Vesti, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili pret që...
Sulmuesit e Zijadin Selës mbrëmë janë dërguar në Gjykatën Penale, shkruan Gazeta Lajm. Aty u morën në pyetje katër orë e gjysmë, kurse pas mesnate me pranga në duar dhe...
Vetëm edhe 9 ditë po na ndajnë nga dueli i shumëpritur që do të zhvillohet në Oregon, në mes struganit Fatlum Zhuta dhe meksikanit Rafael Valencia. “Gjithçka është gati edhe...