Pushimi i lehonisë do zgjatet deri në 18 muaj
Pushimi i lehonisë nga 9 në 18 muaj do të jetë një mundësi që në të ardhmen do të përfitohet nga gratë që lindin. Këtë propozim –ligj të bërë nga një nismë qytetare e miratuan deputetët në Komisionin parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, por edhe në Komisionin ligjdhënës juridik.
Snezhana Kuzmanovska, që është pjesë e nismës qytetare thotë se përmes propozimit të tyre kërkohet zgjatje e pushimit të lindjes me pagesë nga 9 në 18 muaj. Sipas saj, kërkesa e tyre nuk duhet shikuar si pushim për nënat, por si mundësi edukimi për fëmijët.
“E kuptoj që kjo iniciativë ka një gabim në emërimim e ligjit, e kupotoj që do të thithë mjete financiare nga shteti, mirëpo ju porosisë që këtë kërkesë të mos e shihni si pushim shtesë për nënat, por si edukim shtesë për fëmijët”, tha Snezhana Kuzmanovska, qytetare.
Debati në komisione u zhvillua për disa orë, për shkak të një gabimi teknik në titullin e propozim-ligjit të kësaj nisme qytetare, I cili nuk përputhej shkronjë për shkronje me emrin e vërtetë të ligjit. Kryetari i komisionit Aleksandër Kiracovski tha se nuk mund të pranojnë një propom-ligj me gabime, sepse është kundërligjore, por deputeti i Aleancës për Shqiptarët e gjeti një zgjidhje.
“Ska nevojë ju të brengoseni, për nënshkrimet e juaja, ja një nga deputetët që është pro, do të mund të propozojë të njejtin ligj në seancë plenare dhe skeni nevojë ju që të brengoseni të merrni edhe një herë këtë inciativë”, u shpreh Vesel Mehmedi, nga Aleanca për Shqiptarët.
Më në fund deputetët arritën marrëveshje që grupet parlamentare të të gjitha partive së bashku ta propozojnë ligjin në seance plenare.