Qeveria e Maqedonisë sot vendos për orën policore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive duhet të vendos rreth orës policore nga ora 22 deri në 05 të mëngjesit, në territorin e gjithë vendit.

Komisioni vlerëson se një masë e këtillë rigoroze duhet të ketë efekt, ndërsa tani për tani propozimi është që kjo masë të zgjasë dy javë, aq sa një cikël epidemiologjik.

Arsyetimi për rekomandimin e orës policore, nga MSH thonë se është rritja e numrit të infektimeve me coronavirus në javët e fundit.StrugaLajm

Ndryshe, në 24 orët e fundit nga 1562 testime, pozitiv rezultuan 316 raste dhe kishte 11 vi ktima.

In : Aktuale

Loading...
loading...