Qeveria fillimisht të sigurojë kushte për qytetarët tanë, pastaj për refugjatët

Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski sot ka komentuar pranimin e shtetasve afganë në Maqedoninë e Veriut, transmeton Alsat. Mickoski tha se Qeveria aktuale nuk është e aftë të sigurojë fillimisht kushte për qytetarët e vendit

“Vlera, humanizëm, zgjatje të dorës duhet të tregojnë shtete më të pasura dhe më të fuqishme se Maqedonia si në Evropë ashtu edhe në botë, duke marrë parasysh se Qeveria jonë aktuale nuk mund të sigurojë kushte për jetë normale për ne, qytetarët e Maqedonisë, e le më për qytetarët afganë ose qytetarët tjerë”, tha mes tjerash Mickoski.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...