Qeverisem nga një bandë horrash e politikë injorante

Ilire Zajmi


Kam kartë identiteti me gabim shtypi
Pasaportë të udhëtoj në pak vende të botës
Vendlindja ime ka dy emra
Më thonë shqiptar etnik në një shoqëri multietnike
Qeverisem nga një bandë horrash e politikë injorante
Marr pagë nga buxheti i konsoliduar i Kosovës
Kam të hapur llogari bankare në një bankë amerikane
Babai im merr 70 euro pension
Nëna ime arsimtare më shumë bën grevë sesa punon
Motra ime ra në dashuri me një irlandez
Vëllai im proteston për një universitet ndryshe
Fqinjët e mi shpresojnë se djali i tyre është ‘dek’ a gjallë diku në Serbi
Anna Ahmatova, më thuaj si ta deshifroj identitetin
Unë jetoj në qytetin gjysmëmilionësh
Në Kosovën që e zhgënjeu ëndrra e pavarësisë
Pi espresso të lira me miqtë e mi
Shkruaj sms e bëj dashuri virtuale
Jetoj në vendin me status të padefinuar politik
Ku dikush thotë se ka pasur luftë
E ca të tjerë thonë se ishte vetëm konflikt.Gazeta letrareStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...