Qoku me porosi-ironi për Aleancën dhe Alternativën:Bëhuni bashkë dhe kapni ça t’kapni nga pushteti

ASH/Alternativa, a kanë hyrë në qeveri për ta shpëtuar Ali Ahmetin apo Grupin e zjarrit?
ASH/Alternativa, a kanë hyrë në qeveri për ta shpëtuar Zaevin apo Kovaçevskin?
ASH/Alternativa, a kanë hyrë në qeveri për ta shpëtuar Mickovskin apo Levicën?
ASH/Alternativa, a kanë hyrë në qeveri për ta shpëtuar Maqedoninë e Veriut apo Bullgarinë?
ASH/Alternativa, a kanë hyrë në qeveri për ta shpëtuar Ballkanin e hapur apo Procesin e Berlinit?

Kështu kur nuk ke ideologji apo kauza të qarta e të vendosura mirë, uji do shkojë gjithmonë në mullirin e dikujt tjetër.
Andaj, çdo teorizim lidhur me pjesëmarrje në qeveri është i kotë në mos dhe banal për popullin tani të ngopur me rrena.

Bëhuni pra bashkë të dyja, pa bërë shumë llafe, pa broçkulla, dhe kapni ça t’kapni nga ky shtet në rrënim e sipër. Kapni, sepse njerëzit po ikin me të madhe dhe s’po mbetet edhe shumë për të kapur, për besë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...