Reagim i fuqishëm i Aleancës për Shqiptarët

Shtabi qendror i “Aleancës për shqiptarët” hedh poshtë zërat që qarkullojnë në opinionin publik për gjoja se subjekti jonë politik ballafaqohet me probleme teknike dhe rrezikohet me mos-pjesëmarrje në zgjedhjet lokale 2017.
“Aleanca për shqiptarët” ka deponuar dokumentacionin e kompletuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, për të cilin ka marrë vërtetim se dokumentacioni është në rregull dhe i pranuar nga KSHZ.
Shprehim keqardhje që disa media elektronike (portale) që patën për qëllim vënien në konfuzion të opinionin publik apo dëmtimin e “Aleancës për shqiptarët”.
Lidhur me këtë çështje apelojmë keqdashësit që: asgjë nuk do të ndalojë rrugëtimin e suksesshëm politik të Aleancës për shqiptarët.
Ndryshimet janë vullnet i popullit dhe jo produkt i mediave të caktuara.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...