BLENDI PETROL
Aktuale

Reagon Haxhi Dauti:Përqarja e diasporës është tragjedi dhe të kontribosh në perqarje është krim

Haxhi Dauti një nga veprimtarët e diasporës së Amerikës përndryshe një nga artistët e njohur në gjithë hapësirën shqiptare në një reagim deri te Strugalajm.com i ka kualifikuar dashakeqe pretendimet nga kuzhinat partiake në lidhje me zgjedhjet në Qendrën Kulturore Shqiptare në New Jersy. Ai thekson se gjatë gjithë veprimtarisë së tij është fokusuar për bashkimin e shqiptarëve pa ndarje partiake.”Kandidimi për kreun e QKSH ishte në vazhdën veprimtarisë për të kontribuar.
Nuk ka të bëj me parti kandidimi, unë nuk jam partiak, tek mua kush kerkon ndihmen unë aty jam. Unë ende jam kryetar i Këshilli Shqiptaro-Amerikan .Unë nuk kam humbur asgje ! Përqarja e diasporës është tragjedi dhe të kontribosh në perqarje është krim”përfundon Dauti. Para disa ditëve QKSH që tubon struganët në tri-shtetëshin u zhvilluan zgjedhjet e brendshme ku në garë ishte Haxhi Dauti dhe Burim Zhuta ku fitues doli ky i fundit. (Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button