NJOFTIM
Informojmë qytetarët e Komunës së Strugës se autoritetet lokale, Njësia e Zjarrfikësve dhe kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e deponisë së qytetit, po bëjnë përpjekje maksimale për të neutralizuar dhe për të ndaluar problemin e djegjes se deponisë.
Nga vendi i ngjarjes, ditën e djeshme u konstatua se dy goma të vjetra të lyera me benzinë, janë hedhur qëllimshëm në deponinë e qytetit, për të shkaktuar kaos, zjarr të pakontrolluar dhe natyrisht të bëjnë të padurueshëm qëndrimin në Strugë në këto ditë festash, si pasojë e tymit të madh dhe erës së keqe që lëshon zjarri i vënë qëllimisht.
Për rastin në fjalë janë njoftuar organet e policisë dhe po merren masa për zbulimin e autorëve. Kjo nuk është hera e parë që persona të kësaj kategorie, shkaktojnë zjarre të tilla në deponinë e qytetit, por fatkeqësisht nga organet kompetente policore, deri sot askush nuk është marrë në përgjegjësi.
Kërkojmë mirëkuptim nga ana e banorëve përreth deponisë dhe ju sigurojmë se përpjekjet për të marrë situatën nën kontroll janë të mëdha dhe se shpresojmë që gjatë paradites së nesërme problemi do të menjanohet.
Reagon Komuna:Zjarri është i qëllimshëm te deponia për të shkaktuar kaos,policia të veprojë!
In :
Aktuale
Loading...
loading...