Renis Lena është i riu shqiptar nga Struga e Maqedonisë që ka udhëtuar nëpër botë për 7 muaj. Ai së bashku me të dashurën kanë lënë punët e tyre dhe kanë realizuar udhëtimin e ëndrrave. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Renisi zbuloi se si i siguruan paratë dhe padyshim ka ndarë emocionet e kësaj eksperience të veçantë, të cilën të gjithë do të donin ta përjetonin.
“E nisëm udhëtimin në Panama dhe kishim në plan ta mbaronim këtu në Shqipëri, vendlindjen time, të kthehemi këtu. Punuam në Zvicër, e mbaruam shkollën dhe punuam të dy bashkë gati 4-5 vite. Gjithë kohën që punonim i kursyem paratë që ta bënim këtë udhëtim. Nuk e kishim planin fiks, por e kishim në mendje ta bënim këtë udhëtim një ditë.
Ne kemi qene persona që më shumë kemi qendruar në shtëpi, sesa kemi dal. Shokët e mi kanë pasur në mendje të blejnë ndonjë makinë, ndonjë orë. Ndërkohë ne kemi kursyer. Kemi shijuar më pak, por që sigurisht zgjodhëm që të shijojmë më shumë tani”, tregoi Renisi./abcnews.al