RIAFRIM POLITIK I ABAZOVIQIT?

Politikës dhe opinionit të vëmëndshëm nuk duhet ti ketë shpëtuar një detal që duhet të reflektoj te çdo shqiptar.Aktualisht, Abazoviqi në skenën politike është i pakontestueshëm dhe i pakrahasueshëm për shumëçka. Ai befasoj këndshëm me sharmin politik, që përcillet me pjekuri politike të avansuar dhe intelektualitet,por edhe vlera tjera.

Për dallim nga shumica e politikanëve shqiptar,përfshi edhe ato në Shqipëri ku problemet ndëretnike sensibile nuk janë agjendë, dallueshmëria është e theksuar,me Maqedoninë e Veriut edhe më shumë. Kur vetëm komparojm, diskrepanca është evidente. Shembull,gjersa Ali Ahmeti tani njëzetvjet në pushtet,më specifikisht me decenie promovon virtualisht Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut,Abazoviqi për më pak se një vjet qeverisje, të tjerët përfshi edhe ndërkombëtarët e promovojnë për Kryeministër të Malit të Zi. Vërtetë zhvillim impozante për çdo shqiptar. Në Malin e Zi, shtet me më pak shqiptar në numër,politikë shqiptare jo e eksponuar, kontribues minor në buxhetin e shtetit,për dallim nga e kundërta në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët këtu u lodhen dhe u molisen duke u lutur dhe dëshmua për tu a dhënë foteljen e Kryeministrit të vëndit,apo thënë edhe më shtruar për tu besuar se janë shtetdashës. Por ma thot mendja, si do bëjnë kryeministër shqiptar këtu, gjersa zoti Ali Ahmeti si lider njëzetvjet në qeveri, asnjëher nuk është ulur në foteljen e zëvëndëskryeministrit të parë që i takon,kurse foltoren e parlamentit edhe njëherë nuk e ka nderuar me llafimin tij? Siç duket, lideri harrohet se parlamenti është fushëbetejë politike dhe jo fushëbetejë e luftës.
Sidoqoft,edhe një moment tjetër po aq për vëmëndje: Rama në zgjedhjet e fundit parlamentare në Malin e Zi propagoj publikisht Gjukanoviqin,ish komunistin e rryer, të moderuar në politikë, të akuzuar edhe për devijanca abuzive. Në përfoljet e këtilla ashpër u përfshi edhe Abazoviqi dhe kjo paragjykoj vendimin politik të tij kundër Gjukanoviqit dhe nuk “lexoj” Ramën, në favor të integritetit të tij politik. Sot si më së miri, Abazoviqi dhe Gjukanoviqi në kohë dhe zhvillim të duhur u përputhen në rrugën evropiane të Malit të Zi.Kjo për fatin e mirë të Malit të Zi,epilogoj me rrëximin e Qeverisë pro-srbe të Krivokapiqit me iniciativë të shqiptarit Abazoviq,me përkrahjen impozante të Gjukanoviqit. Imagjinoni të rrëxon qeveri maqedonase Ali Ahmeti,të mohon Ballkanin e Hapur,qoft edhe për interesin e shqiptarëve, gjë që nuk e bëri kurrë.Vall, a është kjo utopi sipas Ahmetit,apo politik avansuese sipas Abazoviqit? Vall,politika jonë në Maqedoninë e Veriu ka mbetur në analet e vëllazërim-bashkimit apologjet, apo ajo e shqiptarëve të Malit të Zi e moderuar ecë drejtë shekulli të ri ?StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...