Rriten vetëvrasjet në Maqedoni

Numri i vetëvrasjeve në Maqedoni është në rritje të shpejtë, kurse numri i vrasjeve është në rënie e sipër, shkruan portali Sudstvo.mk

Nga viti 2010 e deri në vitin 2017 kanë ndodhur 1022 vetëvrasje, kurse 2331 raste janë të regjistruara si tentime për vetëvrasje,

Vetëm më 21 maj të këtij viti, për 24 orë kanë ndodhur dy vetëvrasje dhe një tentim për vetëvrasje.

Në rajonin e Strumicës ka më pak tentime për vetëvrasje, kurse më shumë ka në rajonin e Shtipit, Shkupit e Manastirit.StrugaLajm

Më së shumti vetëvrasje kanë ndodhur përmes vetëvarjes ose helmimit. Më së shumti vetëvarsje kanë kryer ata të moshës mbi 30 vjeçare dhe të gjinisë mashkullore.

Më shumë vetëvrasje ka në qytete, se sa në fshatra.

In : Aktuale

Loading...
loading...